Spitali i Pejës ka dhënë detaje për gjendjen e tre personave të plagosur mbrëmë me armë zjarri në Deçan.
Në njoftim thuhet se pas dhënies së ndihmës së nevojshme mjekësore, dy pacientë janë bartur për trajtim të mëtejmë në QKUK.
Ndërsa një pacient po vazhdon trajtimin në Spitalin e përgjithshëm të Pejës dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.























