Kryeministri britanik, Keir Starmer është shprehur se sulmet e vazhdueshme të Rusisë ndaj Ukrainës tregojnë se Presidenti rus, Vladimir Putin nuk është i interesuar për paqen.
Ai është shprehur se ditëve të fundit me sulmet që kanë ndodhur, Putin e ka treguar fytyrën e tij të vërtetë, raporton CNN.
“Në ditët e fundit, Putin ka treguar fytyrën e tij të vërtetë, duke ndërmarrë sulmin më të madh që nga fillimi i pushtimit, me edhe më shumë të pafajshëm të vrarë”.
“Këto nuk janë veprimet e dikujt që dëshiron paqe”, ka shkruar tutje kryeministri britanik.
Starmer shtoi gjithashtu se ai dhe Presidenti amerikan, Donald Trump diskutuan se si të “rrisin presionin mbi Putinin që ai të bjerë dakord për një marrëveshje paqeje që do të zgjasë”.