Studiuesit në Universitetin e Oksfordit në Britani zbuluan se njerëzit e diagnostikuar me COVID-19 janë në rrezik më të madh për të zhvilluar një çrregullim mendor.
Studiuesit në Universitetin e Oksfordit në Britani zbuluan se njerëzit e diagnostikuar me COVID-19 janë në rrezik më të madh për të zhvilluar një çrregullim mendor.
Studimi i botuar në Lancet Psychiatry Journal deklaroi se çrregullimet u zhvilluan brenda 14 deri 90 ditëve të para të diagnozës midis pacientëve që mbijetuan.
Studiuesit arritën në përfundim pasi ekzaminuan të dhënat elektronike shëndetësore të 69 milionë njerëzve në Shtetet e Bashkuara duke përfshirë mbi 62,000 raste të COVID-19.
Studiuesit thanë se te pacientët diagnostikuan ankthin, depresionin dhe pagjumësinë gjatë analizës së tyre. Megjithatë, ata zbuluan se disa pacientë ishin në rrezik më të lartë të zhvillimit të çmendurisë – që preku rreth 50 milionë në të gjithë botën. Sëmundja Alzheimer është forma më e zakonshme e çmendurisë dhe shpesh përfshin 60-70 për qind të rasteve totale.
“Në pacientët pa histori të mëparshme psikiatrike, një diagnozë e COVID-19 u shoqërua me rritje të incidencës së një diagnoze të parë psikiatrike në 14 deri në 90 ditët në vijim krahasuar me gjashtë ngjarje të tjera shëndetësore”, thuhet në studim.
Për më tepër, ata me një çrregullim mendor para-ekzistues kishin 65 për qind më shumë rrezik të kontraktimit me COVID-19 krahasuar me ata pa çrregullime psikiatrik. Studiuesit thanë se gjetjet konfirmuan frikën e zakonshme në lidhje me COVID-19 se do të ndikonte në shëndetin mendor të pacientëve.
“Njerëzit kanë qenë të shqetësuar se të mbijetuarit e COVID-19 do të rrezikohen më shumë nga problemet e shëndetit mendor dhe gjetjet tona tregojnë se kjo ka të ngjarë”, tha Paul Harrison, një profesor i psikiatrisë në Universitetin e Oksfordit në Britani, duke shtuar se ekspertët e kujdesit shëndetësorë në të gjithë botën duhet të hetojë urgjentisht shkaqet dhe të dalë me trajtime të reja për çrregullimet post-COVID.