Një person është arrestuar në Mitrovicën e Veriut, pasi dyshohet se ka sulmuar një tjetër me thikë, për arsye ende të paqarta.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor, transmeton klankosova.tv, derisa policia ka konfiskuar thikën e dyshuar dhe ka ndaluar të dyshuarin me vendim të prokurorit.

”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se për shkaqe ende të panjohura e kishte sulmuar viktimën mashkull kosovar i cili si pasojë ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe konfiskuar një thikë e cila dyshohet se ishte përdorë në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, rasti në procedure hetimore”.

Related Posts