Kreu i PD-së, Sali Berisha, në mbyllje të protestës prej më shumë se orësh, shpjegoi edhe sulmin me lëndë piroteknike ndaj vilës së diktatorit Hoxha.

Ai tha se agjentë të infiltruar kishin mashtruar protestuesit se në vilë banonte Edi Rama.

“Agjentë të infiltruar mashtruan kryengritësit se në vilë ndodhej Edi Rama. E gjitha ishte shpërthim urrejtje ndaj Edi Ramës dhe jo ndaj ndërtesave.

Por Edi Rama nuk banonte aty, banon tek Vila e Mehmet Shehut.

Tani edhe 100 agjentë po të futësh, e dimë ku banon. Në Surrel ose tek vila e Mehmet Shehut”, tha Berisha./Euronews Albania/

Related Posts