Granit Xhaka po zhvillon një nga sezonet më mbresëlënëse të karrierës së tij, duke konfirmuar statusin si një nga mesfushorët më dominues dhe inteligjentë në Evropë.
Kapiteni i Zvicrës dhe Sunderlandit është lojtari i vetëm në pesë ligat më të forta evropiane (Premier League, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1) që ka regjistruar më shumë se 100 ndërhyrje këtë sezon – një statistikë që flet qartë për ndikimin e tij të jashtëzakonshëm në lojë, shkruan Indeksonline
Xhaka me Sunderlandin luan sonte ndaj Brentfordit në Premier League.
Ata gjenden në pozitën e 8-të me 30 pikë të grumbulluara dhe krejt kjo falë paraqitjeve fantastike të mesfushorit shqiptar./























