Komisioni Disiplinor në Autoritetin e Konkurrencës së Kosovës ka vendosur pezullim të përkohshëm për Shemsi Elezin, i cili është në pozitën e Inspektorit hetues së konkurrencës, në Divizionin e Marrëveshjeve të Ndaluara të Deparamentit të Mbikëqyrjes së Tregut.
Në vendim thuhet se pezullimi do të jetë me kohëzgjatje prej 30 ditëve, duke filluar që nga nesër e deri më 06.11.2025, si dhe ndaj këtij vendimi nuk lejohet ankesa.
Në arsyetimin e vendimit thuhet se më 25 shtator 2025 dhe 6 tetor 2025, Komisioni ka pranuar gjithsej pesë kërkesa nga drejtues të AKRK-së, për fillimin e procedurës disiplinore ndaj Shemsi Elezit, për shkak të shkeljeve të rënda të etikës profesionale, dëmtimit të reputacionit të institucionit, mospërmbushjes së detyrave të punës, neglizhencës në përmbushjen e tyre dhe mosrespektimit të afateve të raportimit.


























