Trusti humbi 161.6 milionë euro të kursimeve pensionale për shtatë muaj
Investimet e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK) po përjetojnë periudhën më të keqe këtë vit. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, rënia e investimeve të këtij institucioni përgjatë periudhës janar-korrik 2022 ka arritur në 161.7 milionë euro. Kjo bëhet e ditur në një raport mbi sistemin financiar të Kosovës