Shpërthim i fuqishëm në Gjermani, qytetarëve ju kërkohet të mos dalin jashtë
Një shpërthim ka ndodhur në parkun industrial të qytetit perëndimor gjerman, Leverkusen, duke lënë disa persona të lënduar dhe duke e shtyrë policinë që të mbyllë disa rrugë dhe të kërkojë nga banorët që të mos dalin jashtë. Shpërthimi ndodhi në një pjesë të zonës ku bëhet përpunimi i mbeturinave.