Qeveria e konfirmon ftesën për Këshillin Grevist të SBASHK-ut
Qeveria e Kosovës do të takohet nesër me Këshillin Grevist të SBASHK-ut. Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu. Duke mos dhënë më shumë detaje, ai ka thënë se i kanë dërguar ftesë Këshillit Grevist të SBASHK-ut.