Shefi i grupit parlamentar të  të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se procesi për zgjedhjen e presidentit është përcjellë me jotransparencë dhe jollogaridhënie.

Pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të AAK-së, Tahiri ka deklaruar se ende nuk kanë asnjë informacion për seancën për zgjedhjen e presidentit.

“Ende asnjë grup parlamentar nuk ka marrë informacion se a do të mbahet seanca për presidentin. Qytetarët e Kosovës duhet ta dinë që përgjegjësia primare i takon partisë më të madhe e cila i mori 51%. Nuk i ka 80 vota ta bëjë presidentin dhe në mungesë të votave nuk ka ndodhur një proces politik për të zgjedhur një kandidat konsensual”, ka thënë Tahiri pas përfundimit të mbledhjes së grupit parlamentar të AAK-së.

Related Posts