Ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë–Serbi, Edita Tahiri, ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit kroat, Andrej Plenkoviq, në Forumin e Bledit, i cili kritikoi Bashkimin Evropian për heshtjen ndaj sulmit serb në Banjskë.
Tahiri e vlerësoi lart këtë qëndrim, ndërsa kritikoi Qeverinë Kurti për mungesë reagimi, pavarësisht se, sipas saj, Kosova u sulmua dhe u ndëshkua.
”E vlerësoj lart deklaratën e kryeministrit kroat Andrej Plenkoviq në Forumin e Bledit, i cili kritikoi BE-në për heshtjen ndaj sulmit në Banjskë – ndërkohë qeveria Kurti ka heshtur vetë, ndonëse Kosova edhe u sulmua edhe u ndëshkua. Aleanca strategjike Kosovë–Kroaci, të cilën e kishim vendosur bashkë me ministren e jashtme kroate Vesna Pusiq gjatë vizitës sime në Kroaci në vitin 2012, në cilësinë time si Zëvendëskryeministre për siguri nacionale dhe politikë të jashtme”, shkroi Tahiri në ‘Facebook’.