Taktikë e mençur e Isa Mustafës ta ‘djeg’ Avdullah Hotin e ‘djegur’.
Isa Mustafa e di shumë mirë se LDK kurrë më keq nuk i ka pasur punët.
Është parti e modës së vjetër, parti jo interesante, bajate, jo atraktive, e lodhur, e mërzitur, depresive, e mbyllur në vetvete dhe e mykur nga kotësia dhe dembelia.
Kushdo në LDK që do të kandidonte përballë Albin Kurtit, do të digjej, prandaj, i djegur se i djegur, Avdullahu ka përvojë profesionale në djegie, dhe si i tillë më ‘shkrumb’ s’bëhet.
‘Lermëni mua, ta çojë dështimin deri në fund’- ka thënë sot Avdullahu në çastin e flijimit!
Është përgjegjësi e madhe me marrë dështimin përsipër, siç e merr Avdullahu në fjalë.
Asgjë e Re në LDK.
LDK nuk e përçon më energjinë, jepi sa të duash energji pozitive, jepi sa të duash dashni, veç sa e çon dëm, sepse LDK është e ndryshkur dhe vende – vende e këputur.
Nuk funksionon.
As Lutfi Haziri nuk bën punë, sepse Luta është si xhaketë me dy fytyra, dhe i ka dy qafa dhjamë, t’mbushet mendja që flen me kry n’sahan.
Prandaj, nuk e merr kush seriozisht tërpinë që më shumë e do ushqimin sesa Kosovën.
Në LDK shumica kanë vnu’ dhjamë në qafë!
Pa punu kurrë-gjë, veç tuj hëngër, tuj pi e tuj vjedh.
Që tregon se ata e shohin qafën pa pasqyrë 🤦♀️.
P.S. Për herë të parë pas luftës, Rugova nuk është më interesant.
S’do të mund të shpëtojnë më duke u kapur për varrit të Rugovës si i vdekuri prej fijes së kashtës.
LDK është e vetmja parti që pas vdekjes së Rugovës mbijetoi duke llogaritur në vdekje.
Askush nuk ia ka pa hairin ‘vdekjes’ më shumë se LDK.
Kurrë asnjë fushatë e tyre nuk ka qenë për të gjallët, veç për ahiretin.
Pra, vdekja i ka mbajtur gjallë, e tash po shiihet se vdekja ka vendosur të ‘vdes’ përnjëmend.