Briken Zendeli, futbollisti i ri me prejardhje nga Balindolli i Gostivarit, ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me klubin e njohur austriak, FC Rapid.

I lindur më 4 janar 2010 në Vjenë, Zendeli luan si qendërmbrojtës dhe mesfushor defanziv. Pavarësisht moshës së re, ai është tashmë kapiten i kombëtares U16 të Austrisë, duke treguar aftësi të shkëlqyera lidershipi dhe potencial të lartë në fushë.

Ky hap i rëndësishëm shënon një fillim të madh në karrierën e tij futbollistike, dhe për pritshmëritë për të ardhmen flitet se janë shumë të mëdha, me shpresën se ai do të bëhet një nga talentet kryesore të futbollit europian.

Related Posts