Tre të akuzuar për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator 2023 janë sjellë në gjykatore.
Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, janë arrestuar pas sulmit të kryer nga një grup i armatosur i serbëve që është udhëhequr nga ish-nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radojiçiq.
Më 17 prill 2025, të tre janë deklaruar të pafajshëm për akuzat për kryerje të veprës terroriste.
Krahas tyre, aktakuza e Prokurorisë Speciale për sulmin terrorist më të rëndë, të cilin e ka përjetuar Kosova, i përfshinë edhe 41 persona të tjerë fizikë që janë në arrati dhe një juridik, kompaninë (RAD), për të cilët Gjykata Themelore në Prishtinë ka vlerësuar se nuk e ka mundësi ligjore për t’i gjykuar në mungesë.