Nje ngjarje ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Prishtinë, ku një konflikt mes tre personave ka përfunduar në përdorimin e mjeteve të ftohta dhe lëndime serioze trupore.
Sinjali mëson ekskluzivisht se të dyshuarit janë Jasir Beqiri, Andi Xhela, Olti Ahmeti dheKreshnik Krasniqi.
Sipas burimeve të Sinjalit, rreth mesnate, në atë zonë është raportuar një përleshje mes tre personave, konkretisht Ahmetit, Xhelës dhe Beqirit. Gjatë konfliktit, njëri nga të përfshirët ka pësuar lëndim trupor nga thika. Të lënduarit janë dërguar në Urgjencën e QKUK-së, por edhe aty, përplasja mes palëve ka vazhduar, duke e shtyrë situatën drejt një përshkallëzimi të mëtejshëm.
Në momentin që tensioni ka shpërthyer sërish në QKUK, në konflikt është involvuar edhe i dyshuari i katërt, Kreshnik Krasniqi, duke e bërë përleshjen edhe më të ashpër. Të gjithë të përfshirët kanë pësuar lëndime trupore, të cilat janë konfirmuar me raporte mjekësore.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori, i cili ka urdhëruar që rasti të iniciohet si “Vrasje në tentativë” dhe “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa ndaj të gjithë të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.