Sot është dita më e rëndësishme e futbollit kosovar.
“Dardanët” do të udhëtojnë drejt Ljubljanës, ku do të përballen ndaj Sllovenisë, në një ndeshje që do të dhurojë spektakël.
Kosovës i duhet vetëm një pikë që ta sigurojë të paktën play-offin, por mund të jetë në garë për vendin e parë, në rast të fitores.
Kujtojmë se ndeshja Slloveni-Kosovë, zhvillohet sonte në stadiumin “Stozice”, në orën 20:45.























