Në një shoqëri ku paragjykimet ende qëndrojnë thellë, të jesh femër dhe e suksesshme nuk shihet gjithmonë si vlerë apo frymëzim, por shpesh si një arsye për të gjykuar.
Shumë femra në Kosovë, edhe pse arrijnë majat me përkushtim dhe punë të ndershme, përballen me komente të padrejta si: “ka pas dikë mbrapa”, “nuk e ka arritur vetë”, apo “ka përfituar sepse është femër”. Këto narrativa nënvlerësojnë mundin dhe aftësitë e tyre, duke i vendosur përballë një lufte të heshtur – jo vetëm për të arritur suksesin, por për ta justifikuar atë.
Në pozita udhëheqëse, një mashkull shihet si i zonë e karizmatik, ndërsa një femër shpesh paragjykohet si e ftohtë, e ashpër apo arrogante. Më shumë pritet prej saj, më pak falet gabimi, dhe më shpesh vendoset nën lupën e thashethemeve.
Por përkundër të gjithave, femrat në Kosovë po dëshmojnë përditë se suksesin nuk ua dhuron askush – ato po e ndërtojnë vetë, me guxim, dije dhe qëndrueshmëri.