Çfarë e bën një vend të ketë sukses turistik? Ose më mirë, ]farë e bën një vend të kalojë nga 2-3 milionë turistë në vit, në 11?

Shqipëria ka performuar në mënyrë të jashtëzakonshme në vitet pas pandemisë Covid-19 sa i takon turizmit dhe ky i fundit ka rezultuar të jetë një motor i fuqishëm ekonomik për vendin në zhvillim.

Mes skepticizmit gjithsesi, pyetje janë shtruar mbi ]farë turizmi po zhvillohet, pse strukturat elitare ende janë një koncept në vend dhe pse ndoshta fluksi kaq i madh, jo gjithmonë mund të jetë i mirë.

Por fakti është se turizmi po sjell të ardhura marramendëse në vend.

Është kjo mëritë e politikës? Apo thjesht kishte ardhur koha? Kombinim i të dyjave? Çfarë e solli Shqipërinë në radar?

Përgjigjja më e saktë ndoshta vjen në një pikë të vetme dhe ajo, është ndërlidhja!

E shpjegon më së miri Michael O’Leary, drejtuesi i kompanisë më të madhe të aviacionit në botë, Ryanair, i cili në një intervistë të fundit për median CNN, zbulon jo vetëm se si vende si Shqipëria u bënë trendë botërore të turizmit, por edhe si ndikoi konkurrenca në këtë.

Në fakt, O’Leary e vendos theksin edhe te fakti se si në realitet, të qenit jashtë Bashkimit Evropian, e ka ndihmuar Shqipërinë të bëjë këtë kapërcim.

Mungesa e tatimeve shtesë që BE-ja ka në fakt për aviacionin, ka bërë që vendet si Shqipëria, si Maroku, të cilat pjesë ose afër Evropës, të bëhen më të preferueshme se Greqia apo vende të tjera brenda Unionit, pasi njerëzit kursejnë në fluturime dhe kjo është thelbësore për ta.

Po ashtu, ai thekson edhe se Trump mund t’i vijë në ndihmë turizmit evropian, pasi ashtu si theksohet edhe në planin “Draghi”, konkurrueshmëria vihet në plan të parë dhe me konkurrueshmëri më të lartë, do të ketë ]mime gjithnjë e më të ulëta.

“Unë nuk mendoj se kam qenë ndonjëherë më optimist për të arritur diçka, dhe ju e dini, ne duhet të jemi mirënjohës për ardhjen e Trump në Shtëpinë e Bardhë”.

Këtë përmend O’Leary gjatë intervistës, duke shprehur qartë se mendon se Donald Trump ka ndihmuar në shtytjen e Evropës për të vendosur konkurrencën në krye të agjendës së saj.

Ryanair është një kompani që ofron shërbime me kosto të ulët dhe biletat e tyre që shpesh kapin shifra prej 12 eurosh për një rrugë, janë të preferueshme për të zgjedhur një vendmbërritje për pushime.

Ajo ka ndihmuar në rritjen e turizmit në Shqipëri, duke u kthyer në operatorin e dytë më të madh brenda vendin në më pak se dy vjet që ofron shërbime.

Me dhjetëra rrugë të reja janë shtuar në Shqipëri prej Ryanair, me vendmbërritje të paaksesueshme direkt më parë, mbi të gjitha me Britaninë e Madhe.

Teksa, edhe çmimet shpesh herë “qesharake” për një distancë të tillë, me fluturime prej 15 eurosh për një rrugë drejt dhe nga Britania, e kanë bërë Shqipërinë të volitshme për turistët anglezë.

Zgjerimi i aeroportit të Rinasit nga Kastrati Group në vitet e fundit ka qenë gjithashtu thelbësor për rritjen e kalimeve të turistëve të huaj në vend, duke e bërë Rinasin aeroportin më të madh në Ballkan, pas vitesh hegjemonie të Beogradit.

Dhe ritmi duket se nuk do të ndalet!

Related Posts