Këshilli i Prindërve të Kosovës kanë reaguar pas lajmit se përsëri nuk është arritur marrëveshja mes Qeverisë dhe SBASHK-ut, për ndërprerjen e grevës.
Në postimin e fundit nga ta, thuhet se greva duhet të ndalet sa më shpejt.
Këshilli i prindërve kritikon edhe SBASHK-un, ku sipas tyre sa të ketë ligj që ua lejon grevat, kot shpresojmë në mëshirë.POSTIMI I PLOTË PA NDËRHYRJE
‼️MLLEF‼️
⚫️Familjet në Kosovë, padyshim të gjitha, janë të pezmatuara, të tronditura e në hall të madh me grevën në sistemin edukativ e arsimor në Kosovë. Tërësisht është e çrregulluar mënyra e jetësës sonë. Shpresa dhe vlerësimi për arsimin publik është në nivelin më të keq të mundshëm dhe pasojat tek fëmijët janë të pamatshme. Sido që llogaritet më shumë kanë humbur prindërit këto ditë sesa mund të përfitojnë mësimdhënësit me atë rritje 100 eurshe për një vit.
🔴Këtë gjendje nuk e kemi merituar (sidomos) pas dy vjet e gjysmë pandemi, në një krizë të rëndë nga inflacioni, lufta në Ukrainë dhe pasiguria më e madhe në gjithë botën nga Lufta e Dytë Botërore.
🟥Qeveria duhet ta ketë parasysh se për këtë dëm, sidomos në fëmijë, do të duhej (në një vend normal) të mbajë përgjegjësi e jap llogari dikush. Greva duhej parandaluar ose mbyllur sa më shpejt.
⚫️E nga SBASHK nuk kemi çka presim më shumë. Sa të ketë ligj që ua lejon grevat kot shpresojmë në mëshirë. Më 2019 tri javë ditë kishte grevë dhe pandemia ka pas filluar nën shijën e grevës e po përfundon në grevë. Nuk ka sindikatë që ka bërë më shumë greva në Kosovë.
🟤Thirrja e prindërve po del e kotë, ngase asnjëra palë as nuk po na dëgjon e as nuk po na përfill. Porse secilës palë do t’jua mbajmë mend.
🔵NUK BËN LUAJTUR ME FËMIJËT!