Raporte të pakonfirmuara në median austriake thonë se të paktën tetë persona u vranë në sulm, me numrin e të plagosurve që besohet të jetë “dyshifror”, siç raportohet nga Kronen Zeitung.

Këto janë disa nga detajet e të shtënave me armë në një shkollë në lagjen Lend, në Graz të Austrisë.

Ngjarja ndodhi pak para orës 10 të mëngjesit të së martës.

Dhe si pasojë, numri i të vdekurve ka vazhduar të rritet: tani është raportuar për tetë të vdekur, përcjell Telegrafi.

 

Mediat lokale, duke cituar burime lokale dhe njerëz në vendngjarje, thotë se dëshmitarët dëgjuan rreth 20 të shtëna me armë brenda shkollës.

Kujdes: të gjitha këto shifra ende nuk janë konfirmuar nga një burim zyrtar.

Ndërkohë, ministri i Brendshëm i Austrisë, Gerhard Karner, thuhet se është duke shkuar në Graz.

Siç raportojnë mediat, përcjell Telegrafi, njësi të shumta policore dhe njësia speciale Cobra janë aktualisht të dislokuara – vendi i incidentit është BORG në Dreierschützengasse.

 

Autori i vrasjes ishte student në BORG dhe thuhet se e konsideronte veten si viktimë të ngacmimit.

Ende nuk është e qartë nëse ai veproi i vetëm.

Autori i dyshuar thuhet se u gjet i vdekur në njërën nga tualetet gjatë kontrollit të shkollës.

Të shtëna u qëlluan në dy klasa. Midis viktimave ishin mësues dhe nxënës.

Related Posts