Në një koncert të këngëtarit Yll Limani mbrëmë ka ndodhur një përleshje mes dy grupeve në një lokal në Palasë.
Incidenti ndodhi në orët e para të mëngjesit, derisa Ylli ishte në skenë bashkë me grupin Three Dots, duke performuar para një audience të madhe.
Në zonën VIP të lokalit, një konflikt mes dy grupe personash u përshkallëzua shpejt nga debat verbal në përleshje fizike.