Një incident është raportuar sot në fshatin Qyshk të Pejës, ku një person ka shtënë me armë zjarri.
Incidenti ndodhi pranë një mobilierie, nga ku i dyshuari u largua me shpejtësi.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 10:20.
Sipas tij, i dyshuari është identifikuar, por aktualisht ndodhet në arrati.