Një nga bllokuesit pranë Parlamentit të Serbisë, ka qëlluar sot me armë zjarri një person, dhe më pas ka djegur një tendë para Kuvendit.

70 vjeçari Vladan A. është arrestuar sot para Kuvendit të Serbisë për dyshimin se ka qëlluar dhe plagosur 54 vjeçari Milani B.

Media serbe Kurir flet mbi dyshimet se i arrestuari, Vladan A. tutje ka hedhur një grusht plumbash pas aktit.

Milan B. është plagosur në kofshë dhe nuk është në rrezik për jetën.

Prokurori i Prokurorisë së Lartë të Beogradit ka dalë në vendngjarje për të bërë hetimin.

Zona përpara Kuvendit është rrethuar me shirit policor, dhe është në proces shuarja e zjarrit që shpërtheu pas të shtënave në një prej çadrave përpara Parlamentit atje.

Related Posts