Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pas mesnate në rrugën “Skënderbeu” në Gjakovë, ku u ther me thikë një i mitur. Viktima u qëllua me thikë nga dy persona të panjohur dhe për pasojë përfundoi në spital, ndërsa të dyshuarit janë arratisu.

Sinjali mëson se viktima që u ther me thikë disa herë në gjoks dhe në bark është E.K., 16 vjeçar.

Bazuar në informacionet e para, viktima ndodhet jashtë rrezikut për jetë, por është transferuar nga Spitali në Gjakovë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Dy persona dyshohen të jenë përfshirë në incident, të cilët menjëherë pas veprës janë larguar me shpejtësi me një veturë me targa të Shqipërisë.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, ndërsa njësitë policore kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

About Author
Valjeta Turkaj
View All Articles

Related Posts