Një 38-vjeçar është plagosur me armë zjarri sot rreth orës 12:00 në fshatin Mollopolc të Shtimes.

Sipas policisë, i dyshuari E.M., 32-vjeçar, ka shtënë disa herë në drejtim të viktimës R.P., duke e lënë të lënduar.

Pas incidentit, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Viktima ka kërkuar ndihmë në oborrin e një shtëpie afër vendit të ngjarjes, ku është hasur nga ekipi i emergjencës së QKMF-së dhe i është ofruar ndihma e parë mjekësore.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili shtoi se me autorizim të prokurorit të shtetit, është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit E.M., mirëpo ai nuk është hasur aty dhe aktualisht ndodhet në arrati

“Sot, më datë 13.07.2025, rreth orës 12:00, policia ka pranuar një informatë për një rast plagosjeje me armë zjarri në fshatin Mollopolc të Shtimes. Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë patrulla e stacionit policor në Shtime, hetuesit rajonalë si dhe njësia e Forenzikës Rajonale. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. Bazuar në të dhënat e para, dyshohet se si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëparshme, i dyshuari E.M. (32 vjeç), ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të viktimës R.P. (38 vjeç), duke e plagosur”.

“Pas incidentit, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Viktima ka kërkuar ndihmë në oborrin e një shtëpie afër vendit të ngjarjes, ku është hasur nga ekipi i emergjencës së QKMF-së dhe i është ofruar ndihma e parë mjekësore. Me autorizim të prokurorit të shtetit, është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit E.M., mirëpo ai nuk është hasur aty dhe aktualisht ndodhet në arrati. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar me qëllim identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit. Zyra për Informim do të ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të mëtejmë”, ka thënë Veseli.

About Author
Valjeta Turkaj
View All Articles

Related Posts