Një shtetas i Serbisë është arrestuar më 9 shtator 2025 në pikën kufitare në Jarinjë, pasi dyshohet se ka tentuar të hyjë në Republikën e Kosovës duke përdorur dokumente të falsifikuara, thuhet në raportin e policisë, transmeton Rilindjashqiptare.

Sipas Policisë së Kosovës, i dyshuari kishte prezantuar letërnjoftim dhe patentë shoferi serb, për të cilat ekziston dyshimi se nuk janë origjinale. Dokumentet janë konfiskuar nga autoritetet kompetente.

Pas intervistimit nga policia, me vendim të prokurorit, shtetasit serb i është refuzuar hyrja në Kosovë, ndërsa rasti po vazhdon të hetohet./Rilindjashqiptare

Related Posts