Kandidati për kryetar të Komunës së Fushë-Kosovës, Rrahim Tërnava, ka dhënë një mesazh të prerë lidhur me mënyrën se si e sheh qeverisjen lokale. Ai ka theksuar se administrata komunale nuk duhet të jetë vend për pasurim personal, por institucion në shërbim të qytetarëve.
“Jo drejtorë milionerë në Komunë, por drejtorë shërbyes të qytetarëve! Ky është mentaliteti im qeverisës – punë, ndershmëri dhe përgjegjësi. Komuna do t’i takojë qytetarëve, jo interesave personale”, ka deklaruar Tërnava.
Sipas tij, koha e drejtorëve që e shohin komunën si mjet për përfitime personale duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë. Ai ka theksuar se synimi i tij është krijimi i një administrate të pastër, të përgjegjshme dhe të afërt me qytetarin.
Për më shumë shikoni videon:👇🏼
https://www.facebook.com/share/r/1731eKiHjf/?mibextid=wwXIfr
























