Përfaqësia e Përhershme e Republikës së Francës në Këshillin e Evropës ka pëlqyer reagimin e Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Bjorn Berge, pasi ky i fundi ka demantuar Besnik Bislimin lidhur me përmbajtjen e bisedave në takimin e djeshëm të zhvilluar në Strasburg.
Berge sot i ka reaguar zv.kryeministrit Bislimi për takimin, meqë në një postim në ‘twitter’ Bislimi kishte thënë se Berge ka mirëpritur aplikimin e mundshëm të Kosovës në Këshill të Evropës.
Norvegjezi ka deklaruar se ajo çfarë ka shkruar Bislimi, fatkeqësisht nuk është ajo çfarë Berge ka potencuar në takim lidhur me anëtarsimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Ky fatkeqësisht, nuk është një përshkrim i saktë i asaj që deklarova në takim në lidhje me aplikimin e mundshëm për Këshill të Evropës”, ka shkruar Berge si reagim për zv.kryeminstrin kosovar.
https://twitter.com/DSGBjornBerge/status/1501890145339035650?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1501890145339035650%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Finsajderi.org%2Fthellohet-skandali-i-bislimit-diplomatet-franceze-konfirmojne-se-genjeu-ne-strazburg%2F