Një incident i rëndë mes dy të miturve ka ndodhur më 24.02.2026, rreth orës 12:00, në rrugën “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë, afër Euro Store.
Sipas informatave, viktima Sh.K. ishte duke ecur në atë zonë kur është takuar rastësisht me të dyshuarin O.X.. Në këtë moment, i dyshuari dyshohet se ka nxjerrë një mjet të mprehtë – thikë – dhe e ka goditur viktimën në dorën e majtë, për t’u larguar më pas në drejtim të panjohur.
Viktima ka pranuar menjëherë tretman mjekësor, ndërsa palët janë intervistuar në prani të prindërve dhe përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurorja për të mitur, Mimoza Shala, e cila ka udhëzuar që të iniciohen dy vepra penale: Lëndim i rëndë trupor, Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve
Rasti është proceduar për trajtim të mëtejmë nga Qendra për Punë Sociale, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.























