Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurit A.B. për shkak të veprës penale Nxitja e përçarjes dhe mos durimit

Prishtinë, 23 Maj 2025 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurit A.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Nxitja e përçarjes dhe mos durimit.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të datës 22.05.2025, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit A.B., ashtu që të njëjtit iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, sepse nëse i pandehuri lihet në liri, mund ti shmanget procedurës penale dhe i njëjti do të jetë i pakapshëm për organet e drejtësisë, i njëjti mund të asgjësojë, fshehë, falsifikoi provat e veprës penale ose të pengon rrjedhën normale të procedurës penale, mund të ndikojë tek personat të tjerë që eventualisht mund të jenë të implikuar në këto veprime.

Gjykata konsideron se duke pasur parasysh natyrën e veprës penale, pasi dyshohet për vepër penale të nxitjes së urrejtjes, e që këto vepra penale janë të shpeshta edhe në Kosovë dhe paraqesin rrezikshmëri të lartë për shoqërinë, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale, rreziku se do ta përsëris veprën penale, andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se cdo masë tjetër do të ishte e pamajftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale si dhe pengimin e përsëritjes së veprave penale.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri A.B., që nga viti 2005-2006 e në vazhdimësi ka nxitur dhe përhapur publikisht urrejtje dhe mos durim midis grupeve fetare si dhe ka propaganduar ideologji ekstreme fetare, në atë mënyrë që i njëjti përmes rrjetit social ‘’Facebook’’ në profilin e tij ka shpërndarë postime me përmbajtje nxitëse, përmes të cilave ka bërë thirrje për t’iu bashkuar luftërave të armatosura dhe luftën për xhihad, si dhe postime tjera ku shpërfaq thirrje të fuqishme të ekstremizmit fetar dhe publikisht i përkrah veprimet të cilat janë bërë nga shteti islamik “ISIS”.

I njëjti ka bërë thirrje për të kundërshtuar sistemin demokratik, simbolet shtetërore si dhe Ligjet që votohen apo burojnë nga parlamenti apo Qeveria e vendit dhe sipas tij duhet të pranohen vetëm ligjet e Sheriatit, në postimet e tij është paraqitur me nofkën ‘’Ubejdullah Ebu Suhejla’’, dhe ka kundërshtuar edhe flamurin kombëtar të shtetit duke e quajtur flamur të ‘’Kufirit’’, ashtu që nga këto veprime mund të prishet rendi dhe qetësia publike. I pandehuri A.B. në profilin tij ka vendosur flamur gjatë luftës në Siri dhe Irak, simbol i organizatës terroriste ‘’Shteti Islamik -ISIS’’. Po ashtu i pandehuri me datë 11.03.2025 në rrjetin e tij social ‘’Facebook’’ ka postuar video ku thirret për DHUNË , në ketë video krahas shkrimit shihet edhe harta gjeografike e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. Në anën tjetër në rrjetin social ‘’Tik Tok ’’ në profilin e tij, të gjitha postimet në rrjete socialë përmbajnë nxitje të urrejtjes, përqarjes dhe mosdurimit, nxitje për tu bashkuar luftrave të armatosura duke u bë thirrje në luftën për xhihad, duke aluduara edhe tek veprat që ndërlidhen me ekstremizëm të dhunshëm dhe radikalizëm fetar, përveç postimve me zë dhe video i njëjti shpërndan komete të ndyshme dhe me karakter nxitës.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Related Posts