Një rast i vjedhjes së rëndë është zbuluar në Kamenicë, ku një person i panjohur ka hyrë me forcë në një objekt dhe ka thyer kasafortën, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ka ndodhur më 5 prill 2026, mes orës 10:30 dhe 12:00, në lagjen “Iliria”, por është raportuar tek Policia vetëm më 8 prill, pasi ankuesi B. K ka vërejtur rastin përmes kamerave të sigurisë së xhamisë në atë zonë.

Sipas informacioneve, i dyshuari ka depërtuar brenda objektit dhe me mjete të forta ka thyer kasafortën, duke arritur të marrë vetëm 10 deri në 15 euro monedha metalike, e më pas është larguar në drejtim të panjohur.

Për rastin është njoftuar Prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet janë duke u zhvilluar nga njësitë përkatëse për identifikimin e të dyshuarit.

Related Posts