Tifozët thonë se karriera e një lojtari në Man United ‘ka mbaruar’ pas pjesës së parë kundër Grimsby

Manchester United është duke zhgënjyer sërish, këtë herë në Carabao Cup, duke u mposhtur 2-0 në pjesën e parë nga skuadra modeste e Grimsby Town.
Në raundin e dytë të garës, “Djajtë e Kuq” udhëtuan drejt Blundell Park, në një ndeshje që shënoi rikthimin e tyre në këtë fazë pas më shumë se një dekade. Pavarësisht se hynë si favorit absolut, ekipi i Ruben Amorim u befasua nga vendasit.
Grimsby kaloi në avantazh në minutën e 22-të me Charles Vernam, i cili mposhti Andre Onanan. Vetëm pak më vonë, një tjetër gafë e portierit kamerunas i dhuroi golin e dytë Tyrell Warren, që shënoi në portën e zbrazët pas një topi nga këndi.
Në rrjetet sociale, tifozët shpërthyen në kritika ndaj Onanës:
“Portieri më i keq që kemi pasur ndonjëherë”, shkroi një tifoz
Dikush tjetër komentoi: “Nëse nuk e shesim pas kësaj, nuk jemi klub serioz”.
“Shiteni tani, është mbaruar”, ka shkruar një tifoz tjetër i Man United.
Madje pati thirrje edhe për shkarkimin e trajnerit Ruben Amorim. /Telegrafi/