Gjykata e Tiranës ka liruar 15 protestuesit e arrestuar në protestën e 22 marsit të opozitës. Ata u arrestuan me akuzën se kundërshtuan dhe kanë goditën punonjësit e policisë, si edhe hodhën molotovë në drejtim të tyre dhe institucioneve.

Ndaj 15 protestuesve gjyqtarja Armela Hasantari caktoi masën detyrim paraqitjeje.

Për protestën është vënë në hetim në gjendje të lirë edhe organizatori Klevis Balliu, i cili akuzohet se ka shtyrë të miturit në krim. Në hetim janë edhe 5 të mitur që janë përfshirë në akte dhune, si edhe 3 protestues të tjerë.

Një ditë më parë PD akuzoi qeverinë për arrestime me motive politike dhe kërkoi lirimin e tyre, duke pretenduar se pas hekurave duhet të ishin “banditët me uniformë” dhe jo qytetarët, raporton A2,

Related Posts