Skuadra e Trepçës në basketboll ka triumfuar në ndeshjen e sotme ndaj Vëllaznimit.

Rezultati përfundimtar i këtij takimi ishte 63:59.

Megjithatë, një gjë e paparashikueshme ndodhi në fund të ndeshjes, atje ku pati një përplasje tek skuadra e Trepçës.

Trajneri Adis Beciragic iu vërsul basketbollistit të tij, Mikaile Tmusic, ku u desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të mos eskaluar situatën.

Duket se tashmë gjërat janë qetësuar pak dhe basketbollisti Tmusic, i ka kushtuar një postim të veçantë trajnerit të tij.

“E di që dukej keq, por kjo është arsyeja pse jemi kampionë gjatë gjithë këtyre viteve, sepse e duam lojën si askush tjetër me të njëjtin pasion. Në fund të ditës, jemi vetëm njerëz, vetëm dashuri dhe respekt për BABA Adisin”, ka shkruar Tmusic.

About Author
Kushtrim Guraj
View All Articles

Related Posts