Tottenhami është shpallur kampion i Europa League, pas fitores prej 1-0 ndaj Manchester Unitedit.
I vetmi gol në takim u shënua në minutën e 42-të të ndeshjes nga ana e Johnson, i cili realizoi pas asistimit të Sarrit.
“Djajtw e Kuq” e pësuan humbjen e parë në Europa League në këtë sezon, pikërisht në finale dhe duke mbetur pa asnjë titull sivjet ku në Premier League gjenden në vendin e 16-të, një mbi Tottenhamin.
Në anën tjetër, “Suprs” e fituan trofeun e dytë më të rëndësishëm në Evropë, ndonëse në Premier League renditet në vendin e 17-të – sezon totalisht i dështuar për ta.