Mëngjesi i së martës ka sjellë shpërthime të fuqishme ajrore në kryeqytetin iranian, Teheran, pas sulmeve të izoluara raketore. Mediat iraniane kanë raportuar se qytetarët janë larguar me shpejtësi nga qyteti, ndërsa një valë paniku ka përfshirë pjesë të Teheranit.

Fotografitë e publikuara nga The Guardian tregojnë kolona të gjata automjetesh, të cilat po udhëtonin drejt zonave më të sigurta, pas thirrjes së presidentit amerikan, Donald Trump, për evakuim të menjëhershëm.

Në një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj sulmeve të Izraelit, Irani lansoi dy valë raketash gjatë natës, duke shkaktuar shqetësim në disa zona të shtetit hebre, por pa raportuar për dëme të mëdha. Kjo ka thelluar tensionet në Lindjen e Mesme, duke krijuar një atmosferë të pasigurisë për qytetarët dhe lidershipin politik.Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se shteti i tij ka arritur të dëmtojë ndjeshëm programet bërthamore dhe raketore të Iranit, megjithëse ai ka theksuar se “kërkohet më shumë kohë” për të asgjësuar kërcënimin e mundshëm.

Nga ana tjetër, presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar largimin e tij të papritur nga samiti i G7, ndërkohë që liderët e shtatë shteteve më të fuqishme të botës bënë thirrje për një depërshkallëzim të menjëhershëm të tensioneve në Lindjen e Mesme dhe për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza.

Related Posts