Ndërmarrja publike “Trafiku Urban” ka dalë me një sqarim për qytetarët e vendit.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se për shkak të protestës së kësaj ndërmarrjeje nga 24 nëntori deri më 2 dhjetor, janë humbur gjithsej 9 ditë të shfrytëzimit të biletave mujore të qytetarëve.
Andaj, “Trafiku Urban” deklaron për qytetarët se për t’ju kompensuar, ditët e humbura do të shtohen, dhe vlefshmëria e biletave mujore do të zgjatet automatikisht pas procesit të vulosjes.
Për të realizuar zgjatjen e vlefshmërisë së biletës, “Trafiku Urban” ka publikuar hapat si më poshtë:
- Paraqituni në cilëndo nga kioskat e Trafikut Urban.
- Prezantoni biletën tuaj mujore aktuale.
- Punëtori në kioskë do të vendosë vulën zyrtare të zgjatjes, e cila është e domosdoshme që kompensimi të hyjë në fuqi.
- Pas vulosjes, bileta juaj do të ketë zgjatjen automatike të ditëve të humbura.
Kioskat ku mund të bëhet vulosja:
- Kioska prapa Objektit të Komunës (Tek “Plepat”)
Orari i punës:
E hënë – E shtunë: 07:00 – 21:00
E diel: 08:00 – 16:00
- Kioska në lagjen “Kodra e Diellit” (Tek “Banesat e Bardha”)
Orari i punës:
E hënë – E premte: 07:00 – 21:00
E shtunë: 07:00 – 14:00
- Kioska në Bulevardin “Bill Kllinton” (Afër nënkalimit)
Orari i punës:
E hënë – E shtunë: 07:00 – 21:00
E diel: 08:00 – 16:00.



























