Një foshnje vetëm 1 vjeç e gjysmë ka ndërruar jetë në gjumë në Fushë Kosovë. Familjarët, pasi e kanë gjetur pa shenja jete, e kanë dërguar me urgjencë në Qendrën e Emergjencës në Fushë Kosovë.

Pavarësisht përpjekjeve, mjekët vetëm kanë mundur të konstatojnë vdekjen e saj, pasi foshnja kishte ndërruar jetë para se të mbërrinte në spital.

Rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë janë ende të paqarta. Policia dhe institucionet përkatëse kanë nisur hetimet për të sqaruar shkakun e vdekjes.

Related Posts