Ardian Dushkolli është 18-vjeçari shqiptar që vdiq tragjikisht në një liqe në Gjermani.
Lajmin për vdekjen e tij e bënë të ditur familjarët e të ndjerit
“Miq e shokë, ka ndërruar jetë Ardiani, vëllai jonë, në ujë në një liqe të Gjermanisë”, shkroi Berat Osmani, familjar i të ndjerit.
Për ndarjen nga jetë e të të riut ka shkruar dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Ardian Dushkollit. Kjo humbje e papritur dhe e rëndë na mërziti të gjithëve”.
“Në këto çaste të vështira, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Dushkolli. Ndajmë dhimbjen me ju dhe lutemi që Zoti t’ju japë forcë dhe durim për ta përballuar këtë dhimbje!”, ka shkruar Bulliqi në facebook.