Një 85-vjeçare ka humbur jetën pasi shtëpia e saj u përfshi nga zjarri në fshatin Hoçë e Madhe në Rahovec.

Kjo u bë e ditur nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Sipas policisë, zjarri dyshohet se u shkaktua në mënyrë aksidentale nga stufa me të cilën viktima po ngrohej.

“Nga hetimet e para të zhvilluara, ekzaminimet e kryera në vendin e ngjarjes si dhe dëshmive tjera të siguruara, dyshohet se deri tek vdekja e viktimës ka ardhur si pasojë e zjarrit të shkaktuar në mënyrë aksidentale nga stufa me të cilën ajo ngrohej. Mirëpo, shkaktari zyrtar i vdekjes do të vërtetohet vetëm pas ekzaminimit mjeko ligjor, gjë e cila është urdhëruar nga prokurori i shtetit, me vendimin e të cilit është iniciuar edhe rast ‘incident zjarri’ dhe ‘hetim i vdekjes’”.

Related Posts