Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Bërnjak të Zubin Potokut, ku një person është gjetur pa shenja jete në pushimoren e tij, ndërsa pranë tij është gjetur edhe një revole. Sipas hetimeve filestare nga Policia, viktima dyshohet se ka kryer vetëvrasje, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas informacioneve të para, viktima është një burrë 57-vjeçar.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Në lidhje me rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, me urdhër të të cilit rasti është inicuar si “Vdekje e dyshimtë”.
Ndërkaq, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.