Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e sotme në oborrin e QKUK-së, ku një grua u gjet pa shenja jete.

Burimet  konfirmojnë se viktima ishte paciente në Klinikën e Psikiatrisë. Ajo dyshohet se është larguar nga objekti pa u vërejtur nga stafi mjekësor, për të kryer më pas vetëvrasje me kabllo elektrike, jo larg klinikës ku ishte e hospitalizuar.

Trupi i saj është gjetur në oborrin e objektit nga punëtorë shëndetësorë, ndërsa mjekët kanë konstatuar vdekjen në vendin e ngjarjes.

Policia, hetuesia dhe mjekësia ligjore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë institucionale që mund të kenë ndikuar në këtë akt të rëndë.

Related Posts