Një rast i rëndë është regjistruar këtë të martë në Vjenë të Austrisë.
Sipas raportimeve të mediave austriake, katër persona kanë humbur jetën tragjikisht, si pasojë e një incidenti në vendin e punës.
Të njëjtit, sipas familjarëve ishin kosovarë, transmeton Klankosova.tv.
“Me dhimbje të thellë morëm lajmin për humbjen e jetës së djalit të axhës, i cili tragjikisht humbi jetën në vendin e punës, në Vjenë të Austrisë, bashkë me 3 shokët e tij nga Kosova”, thuhet në njoftimin e familjarëve.
Rasti i rëndë dyshohet se ndodhi gjatë punimeve të betonit, ku thuhet se janë thyer skelet dhe disa punëtorë kanë rënë në oborrin e një ndërtese të vjetër.






















