Një ngjarje tragjike ndodhi mbrëmë në Vjenë, ku një burrë me origjinë serbe vrau bashkëshorten e tij, plagosi rëndë vajzën dhe partnerin e saj, dhe më pas kreu vetëvrasje në veturën e tij.

Sipas raportimeve nga Austria, krimi ndodhi në lagjen Leopoldstadt, pranë ndërtesës ku jetonte familja. Policia u mobilizua në të gjithë qytetin për të kapur autorin, i cili më pas u gjet pa shenja jete.

Trupi i gruas u gjet para apartamentit, ndërsa në ndërtesë policia gjeti vajzën 24-vjeçare dhe një djalë 26-vjeçar, të dy të plagosur rëndë. Vajza është në gjendje kritike për jetën. Fqinjët njoftuan policinë pasi dëgjuan të shtëna, raporton nova.rs.

.

Autori u përpoq të largohej me një veturë “Mercedes”, por u kap i plagosur rëndë, duke ndërruar jetë më pas. Hetimet kanë konfirmuar se nuk ka pasur ndërhyrje nga policia, dhe vdekja e tij konsiderohet vetëvrasje.

Në apartament ishin edhe dy fëmijë të tjerë që panë ngjarjen, por nuk pësuan lëndime. Policia urdhëroi banorët të mos dilnin në rrugë, dhe disa rrugë u bllokuan për siguri.

Motivi i krimit nuk është i qartë, por një prej mundësive që po hetohet është se çifti po përgatitej për shkurorëzim, i cili pritej të ndodhte së shpejti.

Related Posts