Një ngjarje e rëndë është raportuar sot paradite në Obiliq. Rreth orës 10:04, policia është njoftuar se në rrugën “Hasan Prishtina”, pranë shtëpisë së personit Muhamet Qerkezi, është gjetur i varur në litar një burrë që dyshohet të jetë pikërisht Qerkezi, i moshës rreth 45-50 vjeç.
Në vendngjarje kanë dalë njësitë e Policisë së Obiliqit, hetuesia si dhe mjeku i QKMF-së, i cili ka konstatuar vdekjen e tij. Autoritetet kanë bërë të ditur se pritet të dalin edhe njësitë tjera relevante për zbardhjen e rrethanave.
Hetimet rreth këtij rasti po vazhdojnë dhe pritet raport shtesë nga policia.