Shtëpia është vendi ku gjejmë paqen dhe pushimin, veçanërisht kur kemi një ditë të ngarkuar me stres.
Megjithatë, a keni menduar ndonjëherë se disa objekte apo situata në shtëpi mund t’ju shkaktojnë stres dhe ankth pa e kuptuar? Shihni tre prej tyre, sipas studimit:
Shtrati i çrregullt
Pavarësisht se sa i mërzitshëm jeni të rregulloni shtratin tuaj në mëngjes, kjo është diçka që do të bëjë vetëm mirë për psikologjinë tuaj, sipas hulumtimeve. Rregullimi i dhomës së gjumit krijon një ndjenjë qetësie dhe gjithashtu mund të bëni një gjumë më të mirë gjatë natës.
Nëse e keni mbushur shtëpinë me pasqyra në çdo dhomë, ndoshta është koha të mendoni përsëri. Sipas studiuesve në Institutin e Psikiatrisë në Londër, pasqyrat shkaktojnë ankth për pamjen tonë edhe nëse nuk e kuptojmë.
Sendet e dëmtuara ose të thyera
Të gjithë kemi një send të thyer ose të dëmtuar në shtëpi që për ndonjë arsye nuk e dimë se i mbajmë dhe nuk i hedhim. Ekspertët thonë se kjo është për shkak të ndjenjës së mungesës e cila nga ana tjetër shkakton ankth.