Tre këshilltarë të ish-presidentit Hashim Thaçi e kanë lëshuar Presidencën njëmbëdhjetë ditë më parë, por veturat e saj i kanë marrë me vete.
Dy nga ta i kanë dorëzuar tek hënën, pasi KOHA ka kërkuar arsyet për tolerimin e kësaj situate, e njëri këtë s’e ka bërë ende. Këshilltarët që i kanë marrë veturat me vete janë: Rrustem Mustafa, Ismail Syla dhe Blerim Shala. Mustafa ka refuzuar t’i tregojë arsyet e mosdorëzimit me kohë të veturës.
Por thotë se atë do ta ofrojë pas dy ditësh. “Nuk jam në Kosovë. Të mërkurën vetura shkon në vend”, ka thënë ai, nëpërmjet një komunikimi të shkruar. “Para pak minutash fola në Presidencë dhe i njoftova”.
Në shkurt të vitit të kaluar presidenti Thaçi e kishte emëruar këshilltar Mustafën. Kjo pozitë i ka përfunduar më 5 nëntor, kur Thaçi u dorëhoq nga pozita e kreut të shtetit, pasi Gjykata Speciale e publikoi aktakuzën, sipas së cilës është i dyshuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Edhe vetë Mustafa është intervistuar nga Haga, pak kohë përpara se të bëhej këshilltar.
Por, deri tash nuk ka pasur ndonjë informatë nëse është ngritur aktakuzë kundër tij, apo nëse kanë pushuar hetimet. Ndonëse Mustafa ka lënë zyrën, ai vazhdon ta mbajë në shfrytëzim një “Peugeot 508”,
https://youtu.be/09ChmW7rw-s