Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar pasi kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova u detyrua ta anuloj konferencën e paralajmëruar për dje, gjatë vizitës së saj në Kosovë.

Rohde ka thënë se kjo ngjarje ngreh shqetësime të mëdha, shkruan lajmi.net.

“Anulimi i konferencës për shtyp pas presionit të veteranëve të UÇK-së ngre shqetësime të mëdha. Autoritetet duhet të sigurojnë që gjykata të mund të kryejë punën e saj pa pengesa”, tha Rohde.

Trendafilova ka anuluar konferencën e saj, pasi veteranët kanë protestuar dje para hotelit ku pritej të mbahej kjo konferencë.

Dhomat e Specializuara konfirmuan se konferenca është anuluar për shkak të sigurisë publike.

Related Posts