Rachel Ruiz, një pediatre e cila ka një blog të quajtur “Solid Stars” ka gjetur mënyrën se si t’i bindë fëmijët që të hanë ushqim.
Duke pasur vështirësi me pacientët e saj të vegjël të cilët refuzonin për të ngrënë, ajo ka gjetur mënyrën se si t’i ushqejë ata. Përmes një videoje në Instagram, ajo ka publikuar tri fjalitë që i kanë ndihmuar asaj për ta bërë një fëmijë të ketë interes për ushqimin.
Sipas saj, fjalia e parë është: “Është në rregull, nëse nuk dëshiron ta hash këtë ushqim mos e ha”.
Fjalia e dytë: “Dua të ulesh me mua derisa unë ha, por ti nuk ke nevojë të hash nëse nuk do. Mund të bisedojmë”.
Dhe fjalia e tretë është : “Çfarë mund të bëj për ta bërë ushqimin më të shijshëm për ty?
Ajo ka thënë se nëse ende nuk dëshirojnë të hanë mundohuni t’i lejoni ata t’i shtojnë çfarëdo që dëshirojnë pjatës së tyre në mënyrë që t’u rritet interesimi për pjatën që kanë përpara. Kjo mënyrë i lejon ata të ndjejnë se janë nën kontroll të asaj se çfarë janë duke bërë dhe i ndihmon të kenë më shumë interesim në përgatitjen e ushqimit për vete.
Ajo ka këshilluar që të kenë një orar të kontrolluar të të ushqyerit në mënyrë që fëmijët të vijnë të uritur në tryezë. Pra nëse kanë ngrënë një shujtë para një ore do të thotë se nuk janë të uritur dhe nuk do të kenë dëshirë të hanë.
Fëmijët që pinë shumë qumësht gjatë ditës nuk do të jenë shumë të uritur gjë që çon në mosngrënie të shujtave.